Sejdiu: UNMIK-u nuk perfaqeson me Kosoven

11/04/2009 11:35

“UNMIK nuk mund ta perfaqesoje me Kosoven dhe duhet ta mbylle misionin e tij”. Kete e ka deklaruar presidenti Fatmir Sejdiu per nje te perditshme kosovare.

Ai thote se nuk nguron qe ne ditet e ardhshme te takoje shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier, per t’i shfaqur te njejtin qendrim. “Jam shume i qarte, UNMIK-u do ta permbylle misionin e vet dhe nuk e perfaqeson Kosoven”, ka deklaruar Sejdiu.

Sipas tij, institucionet kosovare jane te vetedijshme per arsyen e prezantimit te kerkeses per fundin e mandatit te UNMIK-ut, meqe roli i ketij misioni eshte tejkaluar nga zhvillimet ne terren.

Top Channel