Ne Prishtine eshte perkujtuar 10 vjetori i vdekjes se heroit Agim Ramadani.

Nepermjet nje ceremonie perkujtimore, pjesemarresit e akademise perkujtimore  “Dita e renies se Agim Ramadani” vleresuan vepren e tij, duke thene se ai udhehoqi njerin nga aksionet me te rendesishme kunder ushtrise serbe. Per shkak te emocioneve Agron Jusufi, nuk mundi ta mbylle fjalimin qe kishte shkruar per shokun e tij te luftes.

I pranishem ne akademine perkujtimore ishte edhe ambasadori i Shqiperise ne Kosove, Islam Lauka. Ai inkurajoi ish ushtaret e UCK-se, duke thene: “Shqiperia ndjehet krenare qe flamuri me te cilin ata luftuan, sot valon ne mesin e flamujve te shteteve me te fuqishme te botes”. Ramush Haradinaj, i cili ne kohen e luftes  ka komanduar me zonen e  Dukagjinit theksoi, “Liria te cilen po e jetojme sot eshte kontribut edhe i Agim Ramadanit”.

Dhjete vjet me pare ne piken kufitare “Koshare”, luftetare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, dhe nen kontrollin e UCK-se futen nje pjese te madhe te Zones se Pashtrikut qe deri me 8 prill 1999 kontrollohej nga forcat serbe te Milosevic-it. Ne kete beteje rane deshmore 114 luftetare te UCK-se, se bashku me komandantin e brigades 138, Agim Ramadanin, emrin e te cilit me vone e mori kjo brigade.

Top Channel