Algjeri, SHBA te shqetesuara per zgjedhjet

11/04/2009 03:40

Shtetet e Bashkuara jane shprehur “te shqetesuara” lidhur me akuzat per manipulime elektorale pas rizgjedhjes se presidentit algjerian Abdelaziz Buteflika, me me teper se 90 per qind te votave.

Megjithate Uashingtoni nuk ka vene ne dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve.

“Kemi dijeni per ankesa dhe per faktin qe disa parti te opozites i kane bojkotuar zgjedhjet dhe do te bashkepunojme me qeverine algjeriane per ta zgjidhur kete problem”, deklaroi per shtypin zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Richard Aker.

“Jemi te shqetesuar per keto çeshtje dhe kerkojme qe qeveria te pergjigjet, por, tani per tani nuk shohim asnje arsye per te mos besuar se do te vazhdojme bashkepunimin me presidentin Buteflika gjate mandatit te tij te ardhshem”, perfundoi ai.

Top Channel