Sulmi ne shkolle, vdes ne spital agresori

10/04/2009 10:30

Nderron jete ne spital agresori i sulmit te armatosur ne nje shkolle te mesme te Athines.

19-vjecari, per te cilin thuhet se ka qene ne gjendje te rende mendore, pasi qelloi mbi moshataret e tij dhe ndaj dy punetoreve te nje supermarketi, u veteqellua ne koke.

I riu, ne momentin e sulmit, ishte i pajisur me dy pistoleta.

Ende nuk jane bere te qarta motivet e kesaj ngjarjeje te rende. Episode te tilla kane ndodhur me pare ne shkolla amerikane, ku jane kryer masakra te verteta ndaj te rinjve.

Minarolli viziton emigrantin shqiptar

Mes te lenduarve nga ngjarja e sotme ne Athine eshte edhe nje emigrant shqiptar, i cili aktualisht ndodhet ne spital, jashte rrezikut per jeten.

Ambasadori shqiptar ne Athines, Vili Minarolli ka vizituar emigrantin, Fatmir Topalli, 47 vjec nga Fieri, punonjes i  nje supermarketi prane shkolles ku ndodhi ngjarja, i cili u perpoq te carmatoste agresorin duke pesuar plage ne trup.

“Eshte per t’u vleresuar akti i bashkeatdhetarit tone, pasi parandaloi katastrofen ne shkolle”, u shpreh Minarolli.

Top Channel