Putin pret homologun iraken Al Maliki

10/04/2009 18:25

Kryeministri rus Vladimir Putin ka pritur sot ne nje takim ne Moske homologun iraken Nouri al Maliki, me te cilin ka diskutuar per bashkepunimin ne sektorin energjitik.

Putin, i cili vleresoi se tashme Iraku po shkon drejt normalizimit, e ka cilesuar si shume te mundshem edhe rifillimin e bashkepunimit ne sektorin ushtarak me Bagdadin.

Nga ana e tij, Al Maliki ka ftuar shoqerite ruse qe te intensifikojne aktivitetet e tyre ne Irak.

Top Channel