Kriminaliteti ne Greqi, policia nis kontrollet

10/04/2009 01:45

Brenda dy javeve dy operacione fshesa ne zemer te Athines. Policia greke duket tashme e vendosur te luftoje valen e kriminalitetit qe ka perfshire vendin pas ngjarjeve te dhjetorit.

Gjate operacionit te fundit u ushtruan kontrolle ne mbi 720 persona, 126 makina, 60 motocikleta dhe 39 biznese.

Mbi 90 persona, shumica emigrante te huaj u shoqeruan ne polici dhe 56 prej tyre u arrestuan me akuzat e mbajtjes se lendeve narkotike apo armeve te ftohta.

Ne kohen e operacionit, parlamenti grek ishte shnderruar ne nje skene me deklaratat e kryeministrit Karamanlis nga njera ane dhe akuzat e udheheqesit te opozites nga ana tjeter mbi masat e qeverise greke.

“Jemi nje shoqeri qe nuk toleron ne asnje alibi per fenomenet e dhunes. Perballe violences nuk kane vlere masat gjysmake”, eshte shprehur kryeministri i Greqise, Kostas Karamanlis.

Ndersa Jorgos Papandreu, kryetari i Partise Socialiste theksoi se “shoqeria eshte tashme e lodhur”.

“Eshte e lodhur nga paaftesia e qeverise suaj”, iu drejtua ai kreut te qeverise.

Kryeministri gjithashtu tha se do te ndryshoje ligji per azilin universitar, nese nuk do te kete bashkepunim te ngushte midis shtetit dhe autoriteteve te universiteteve.

“Kapuci eshte mjeti i fshehjes, eshte mjeti i mbrojtjes se atyre qe shkaterrojne dhe vjedhin qe vene zjarr tek pasuria publike dhe pasuria e bashkeqytetareve tane”, eshte shprehur Karamanlis.

Ndersa kryesocialisti Papandreu theksoi se krimi i perbashket dhe i organizuar rritet vazhdimisht me nje perparim gjeometrik, per shkak te politikes qeveritare.

“Ne vend te kapni ata qe thyejne xhamat e dyqaneve nxirrni ligje per veshjen e tyre”, tha Papandreu.

Reagime shkaktoi deklarata e kryetarit te Partise Ultranacionaliste LAOS, Jorgos Karaxhaferis i cili ju referua ne fjalen e tij vecanerisht numrit te madh te emigranteve qe hyjne ilegalisht ne Greqi duke akuzuar konservatoret dhe socialistet se nuk thone asgje per problemin dhe nuk paraqesin ndonje propozim konkret.

“Degjova qe eshte qesharake te luftosh me njerezit me kapuce. Ndersa mua me duket qesharake t’i mbrosh ata”, theksoi Karaxhaferis.

Pavaresisht masave dhe deklaratave parlamentare, perseri nata e kaluar ka qene e mbushur me vjedhje, bastisje dhe fenomene kriminale.

Top Channel