Kine, qeveria: Te ulen rrogat e drejtoreve

10/04/2009 17:45

Drejtoreve te bankave shteterore dhe kompanive te sigurimeve ne Kine u eshte thene te shkurtojne rrogat e tyre ne menyre qe te ulin ndryshimin mes tyre dhe punetoreve kineze.

Nje direktive e qeverise se Pekinit thote se institucionet financiare individuale u paguajne nje rroge shume te madhe drejtoreve ekzekutive.

Vendimi erdhi pas rritjes se shqetesimeve per renien e nivelit te ekonomise, qe ka lene pa pune rreth 20 milione persona.

Rrogat e drejtoreve ne Kine jane modeste krahasuar me standartet e vendeve Perendimore, por gjithesesi mbeten shume me te larta se ato te punetoreve te zakonshem.

Top Channel