Irak, 5 marinsa te vrare ne Mosul

10/04/2009 16:30

Jane edhe 5 ushtare amerikane mes viktimave te shkaktuara sot si pasoje e nje atentati vetevrases ne qytetin e Mosulit, ne Irak.

Lajmin e ka bere te ditur komanda ushtarake amerikane permes nje komunikate per shtyp.

Atentati u krye nga nje kamikaz qe drejtonte nje kamion te mbushur me eksploziv, te cilin e perplasi me gardhin e hekurt te nje stacioni policor.

Nga shperthimi i fuqishem 20 persona te tjere mbeten te plagosur. Qyteti i Mosulit konsiderohet nga forcat amerikane si bastion i Al Kaedes.

Top Channel