Afganistan, trupat e koalicionit vrasin 32 rebele

10/04/2009 17:55

Te pakten 27 rebele jane vrare nga forcat ushtarake nderkombetare te udhehequra nga SHBA ne Afganistan.

Lajmi eshte bere i ditur permes nje komunikate nga kontigjenti i forcave te koalicionit, ne te cilen saktesohet se 15 rebele u vrane ne provincen e Helmandit, ndersa 12 te tjere ne ate te Uruzganit, pas nje sulmi qe iu be dy patrullave ushtarake.

Te dyja zonat ne jug te Afganistanit konsiderohen nga forcat e sigurise si fortesa te guerrilasve talebane. Burimet shtojne se pak me heret, forcat e koalicionit vrane 5 militante te tjere ne Kandahar.

Top Channel