Proteste ne Irak: SHBA te largohet

09/04/2009 12:00

Gjashte vjetori i hyrjes se trupave amerikane ne Bagdad, qe coi ne rrezimin e regjimit te Sadam Huseinit eshte perkujtuar me proteste ne kryeqytetin irakian.

Dhjetera mijera mbeshtetes se klerikut shiit Moqtada al-Sadr kerkuan ne shesh largimin e menjehershem te trupave nga vendi i tyre. “Poshte SHBA”, therrisnin protestuesit, ndersa nje zyrtar denoncoi pushtimin e Irakut nga Amerika.

Manifestuesit udhetuan nga lagjja e Sadr City drejt sheshit kryesor rreth 5 km larg, ku dogjen portretin e ish-presidentit Bush, qe urdheroi pushtimin e Irakut, por edhe nje portret te diktatorit Husein, pasi shiitet u persekutuan gjate regjimit te tij.

Ne nje mesazh te lexuar nga nje ndihmes i tij, Moqtada al-Sadr shprehej: “Zot, na bashko, na kthe pasurite, na liro te burgosurit, na kthe sovranitetin e vendit, beje vendin tone te lire nga pushtuesit dhe ndaloji ata te na grabisin naften”.

Top Channel