Moldavi, BE kerkon zgjidhjen e krizes

09/04/2009 03:25

Bashkimi Evropian i kerkoi Moldavise te gjeje nje zgjidhje per krizen e krijuar nga manifestimet antikomuniste me ane te nje dialogu paqesor dhe te respektoje shtetin e se drejtes.

“Cdo zgjidhje per situaten aktuale duhet te mbeshtetet ne nje dialog paqesor dhe ne respektimin e shtetit te se drejtes”, deklaroi presidenca ceke e Bashkimit Evropian ne nje komunikate.

“Presidenca e BE-se u kerkoi te gjitha paleve te angazhoheshin per vlerat dhe principet evropiane”, shtoi ajo duke i kerkuar Moldavise respektimin e lirise se shtypit dhe lirise se shprehjes.

Top Channel