Luftanija amerikane mberrin ne brigjet somaleze

09/04/2009 08:50

Luftanija amerikane, USS Bainbridge, ka mberritur prane brigjeve te Somalise, ku piratet moren meng nje dite me pare nje anije mallrash.

Ekuipazhi amerikan i anijes u perlesh me piratet dhe e rimori ate ne kontroll, por piratet moren peng kapitenin. Destrojeri amerikan Bainbridge ka ne bord raketa dhe helikoptere. Kapiteni i anijes Maersk Alabama po mbahet peng nga piratet ne nje barke shpetimi qe noton prane anijes.

Besohet se kjo eshte hera e pare qe nje anije me ekuipazh amerikan eshte kapur nga piratet somaleze. Te pakten edhe gjashte anije te tjera do te dergohen ne kete zone. Sekretarja amerikane e Shtetit, Clinton, deklaroi se qeveria po e ndjek situaten nga afer dhe i ka bere thirrje botes te veproje per te ndalur piraterine.

Top Channel