Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se ka marre garancine nga Libia, se ky vend nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves.

Jeremic ka vizituar Libine dhe eshte takuar me liderin Muammar Ghedafi, i cili ka deklaruar se nuk ka ndermend te ndryshoje qendrim ndaj pavaresise se njeanshme te Kosoves.

“Ne takimet e zhvilluara me kreret e shtetit mora garancine se pozicioni i Libise ndaj Kosoves nuk ka ndryshuar dhe se do te mbetet i tille”, ka pohuar Jeremic.

Madje, shefi i diplomacise serbe ka bere te ditur gjithashtu se Libia do te ndikoje tek vendet islamike per te mos njohur pavaresine.

Top Channel