Itali, 29 mije personat e pastrehe nga termeti

09/04/2009 16:35

Jane 29 mije personat e pastrehe si pasoje e termetit ne rajonin Abruzzo, ne Itali dhe rreth dhjete personat qe kane mbetur te varrosur nen germadha.

Bilanci eshte bere i ditur nga presidenti i rajonit, Gianni Chiodi, sipas te cilit nga 29 mije te pastrehet, 19 mije jane vendosur ne tendat e ngritura ne qytetin Aquila.

Nderkohe, pjesa tjeter jane vendosur ne 170 hotele te cilat jane mare me qera nga qeveria pikerisht per te strehuar te prekurit nga termetet.

Top Channel