Britani, jep doreheqjen shefi i antiterrorizmit

09/04/2009 10:30

Nje gabim trashanik e ka detyruar shefin e antiterrorizmit ne Britani te jape doreheqjen.

Bob Quick zbuloi aksidentalisht detaje te nje operacioni sekret te policise, qe coi ne arrestimin e 12 personave, qe kishin lidhje me rrjetin terrorist Al Kaeda.

Kryebashkiaku i Londres, Boris Johnson tha se me keqardhje kishte pranuar doreheqjen e zyrtarit te larte te policise. Policia kreu arrestimet perpara kohes se parashikuar, pasi Quick zbuloi emrat e personave qe do te ndaloheshin.

Ai u fotografua ndersa dilte nga nje makine ne rezidencen e kryeministrit Brown ne Londer dhe emrat e personave qe do te arrestoheshin ishin lehtesisht te lexueshhem, kur imazhet te zmadhoheshin.

Opozita kerkoi menjehere doreheqjen e Quick pas kesaj gafe. Nderkaq, pas arrestimeve te djeshme, policia vazhdon kerkimet ne verilindje te vendit. Dhjete prej te arrestuarve raportohet te kene lindur ne Pakistan dhe te kene viza studenti.

Top Channel