Algjeri, nisin votimet per presidentin

09/04/2009 09:50

Algjerianet i drejtohen sot kutive te votimit per te zgjedhur presidentin e ri te vendit. Kreu aktual Abdelaziz Bouteflika, do te garoje per nje mandat te trete perballe pese kandidateve te tjere pak te njohur.

Vezhguesit thone se ka shume gjasa qe 72-vjecari te rizgjigjet si president, ndersa shume votues do te bojkotojne zgjedhjet. Kundershtaret e tij jane dy nacionaliste, dy islamiste te moderuar dhe nje grua veterane e krahut te majte.

Bouteflika ka premtuar te shpenzoje 150 miliard dollare per projektet e zhvillimit dhe hapjen e 3 milione vendeve te punes, ndersa i meshon faktit se ai ka rikthyer stabilitetin ne Algjeri.

Presidenti u ka bere thirrje shtetasve te dalin ne votime, por jane te shumte ata qe mendojne se ai do te fitoje, pavaresisht mospjesemarrjes se tyre.   
 

Top Channel