250 viktima nga termeti, toka vazhdon te dridhet

08/04/2009 08:00

Toka vazhdon te dridhet ne Aquila dhe zonat perreth, ku mijera te pastrehe kane kaluar nje tjeter nate ne ankth. Ashtu sic ndodhi gjate gjithe dites se djeshme, edhe gjate nates dhe oret e para te mengjesit ka pasur serish lekundje.

Vec lekundjes me magnitude 3,8 te regjistruar ne oren 23.00, nje tjeter eshte ndier rreth ores 06.27 ne zonen e Aquilano-s. Lekundjet zgjaten rreth 10 sekonda. Pas mesante u verifikuan lekundje me te lehta me magnitude 5 dhe 3,5. 25 mije te pastrehet kane kaluar momente pasigurie ne tendat ku kaluan naten ne te ftohte, pasi temperaturat u ulen ne 4-5 grade Celsius.

Nderkaq, bilanci i viktimave pritet te rritet. Gjate nates jane nxjerre nga rrenojat trupat e dy grave, qe banonin ne nje pallat te rrenuar ne Sturzo. Sipas te dhenave qe mberriten mengjesin e sotem nga kryebashkiaku i Aquila, Massimo Cialente, behet fjale per 250 te vdekur, 16 prej te cileve ende te paidentifikuar. 11 persona te tjere rezultojne te zhdukur.

Top Channel