Termeti, arrin ne 179 numri i viktimave

07/04/2009 08:00

Ka arritur ne 179 numri i viktimave te termetit, qe goditi Italine qendrore. 40 prej trupave nuk jane identifikuar ende. 34 persona rezultojne ende te zhdukur, ndersa 1500 jane te plagosur dhe mbi 17 mije te pastrehe.

Shifrat jane publikuar nga Mbrojtja Civile. Gjate nates eshte rikthyer frika, pasi jane regjistruar lekundje te tjera termeti, por pa shkaktuar deme. Ndersa nen rrenoja vazhdon puna per gjetjen e trupave, me kalimin e oreve eshte zbehur shpresa per gjetjen e personave te gjalle. Ne L’Aquila kerkimet kane vazhduar gjate gjithe nates.

Nje vajze 24-vjecare, studente nga Teramo, ka qene me fat, pasi ka arritur te nxirret e gjalle nga germadhat. Ne Shtepine e Studenteve kerkohet ende per pese persona, qe rezultojne te zhdukur. Edhe ne Onna, zonen me te prekur, kerkimet kane vazhduar. Dy trupa jane nxjerre nga zjarrfikesit oret e para te mengjesit. Ne Onna, krahine me 250 banore, numerohen 39 viktima.

Mijera njerez qe humben shtepite nga termeti e kane kaluar naten neper tendat e ngritura dhe neper automjete, ndersa nje pjese e vogel jane derguar ne hotele ne zonat bregdetare.

Sot pritet mberritja e tendave te tjera per personat qe nuk preferojne te largohen. Mbrojtja civile njoftoi se 5.100 persona jane angazhuar ne operacionet e kerkimit dhe te ndihmes se popullsise se prekur nga termeti, te cileve u jane bashkuar edhe 1.300 ushtare.

Top Channel