Raul Castro takon kongresmene amerikane ne Kube

07/04/2009 11:45

Presidenti kubanez Raul Castro ka zhvilluar bisedime me anetare te Kongresit amerikan. Shtate deputete demokrate ndodhen ne Havana per te biseduar per permiresimin e marredhenieve dypaleshe.

Hollesite nga takimi nuk jane bere publike. Besohet se presidenti Obama ka ne plan te lehtesoje disa nga kufizimet ekonomike, qe iu vendosen ishullit komunist rreth 50 vjet me pare.

Fundjaven e kaluar u be e ditur se Obama deshiron qe kubanezeve ne mergim ne Shtetet e Bashkuara ne te ardhmen t’iu lejohet te vizitojne te afermit ne vendlindjet e tyre, si dhe t’iu lejohet dergimi i parave. Aktualisht, SHBA lejon qytetaret e saj te vizitojne Kuben, vetem nese jane gazetare, zyrtare te qeverise, ose ne misione humanitare.

Gjithashtu leje te vecanta u sigurohen studenteve ose personave, qe duan te vizitojne te afermit ne Kube.

Top Channel