Obama president, amerikanet me optimiste

07/04/2009 11:25

Amerikanet jane bere me optimiste per gjendjen e ekonomise, qe pas marrjes se pushtetit nga presidenti Barack Obama. “New York Times” dhe CBS kane zhvilluar nje sondazh, ku dy te tretat e amerikaneve kane vleresuar punen e presidentit.

Vetem nje ne tre persona kishin mendim te mire per partine Republikane, tregues nder me te ultit ne 25 vjetet e fundit ne historine e sondazheve te Nyt/Cbs. Te intervistuarit shprehen bindjen se lideret boterore respektojne Obamen.

67 perqind thone se presidenti mbeshtetet nga bota, kurse 18 perqind nuk mendojne keshtu. Krahasuar me muajin mars, mbeshtetja per Obamen eshte rritur nga 64 ne 66 perqind, ndersa shifra e atyre qe nuk e mbeshtesin ka mbetur ne 24 perqind. Ndersa demokratet dhe te pavarurit vleresojne punen e tij, nje ne tre republikane e bejne kete gje.

70 amerikane ne 100 thone se ndihen te shqetesuar se dikush ne familjen e tyre mund te humbase punen ne 12 muajt e ardhshem. 40 ne 100 kane shkurtuar shpenzimet e luksit, 10 ne 100 thane se kane reduktuar edhe blerjet e gjerave me te nevojshme, ndersa 3 ne 10 persona thone se kane nisur te kursejne.

Top Channel