Itali, shemben ndertesat nga termeti i ri

07/04/2009 21:15

Lekundja e re e termetit qe tronditi rajonin Abruzzo ne Itali, ka shkaktuar shembjen e disa ndertesave te tjera.

Sic raportojne mediat italiane, mes ndertesave te rrezuara eshte edhe nje kishe ne sheshin kryesor te qytetit Aquila.

Nderkohe, termeti, me fuqi 5.5 dhe 5.7 balle te shkalles Rihter, u ndje edhe ne rajonet Lazio, Marche dhe Campania.

Ne ndertesat e shkaterruara kane mberritur skuadrat e shpetimit per te pare nese ne germadha ka persona te bllokuar.

Gjate kerkimeve ne rrenojat e shkaktuara nga termeti i djeshem, skuadrat e shpetimit kane gjetur edhe nje tjeter trup te pajete, duke renduar keshtu bilancin e viktimave.

Top Channel