Autobombe ne Bagdad, tete te vdekur

07/04/2009 13:30

Te pakten tete persona gjeten vdekjen dhe 14 te tjere u plagosen nga shperthimi i nje autobombe ne pjesen veriore te Bagdadit.

Bomba ishte vendosur ne afersi te xhamise Al-Nuwab, ne nje lagje me shumice shiite ne Khadumiya. Si pasoje e shperthimit, jane shkaktuar edhe deme te shumta materiale.

Sot ne Irak festohet edhe 60-vjetori i krijimit te partise Baath, qe u shperbe pas renies se regjimit te Sadamit.

Top Channel