SHBA, gjykata vendos ekstradimin e Demjanjuk

06/04/2009 21:55

Gjykata ne Shtetet e Bashkuara ka terhequr vendimin per shtyrjen e ekstradimit ne Gjermani te John Demjanjuk, i cili akuzohet se ka asistuar ne vrasjen e 29 mije hebrejve si roje ne kampin e perqendrimit Sobibor, ne Polonine e pushtuar nga nazistet gjate Luftes se dyte Boterore.

Vendimi nenkupton se Demjanjuk, i cili ka origjine ukrainase dhe shtetesi amerikane, mund te dergohet ne Gjermani qe te merkuren.

Pritej qe 89-vjecari te mberrinte ne Gjermani sot, por te premten ai arriti ta shtyje ekstradimin me arsyetimin se ishte teper i semure per te udhetuar dhe per t’u gjykuar. Demjanjuk mohon cdo rol ne vrasjet.

Top Channel