Seri atentatesh ne Bagdad, 18 viktima

06/04/2009 10:35

Nje seri sulmesh me bomba kane tronditur mengjesin e sotem kryeqytetin e Irakut. 18 persona kane gjetur vdekjen dhe 41 te tjere jane plagosur ne Bagdad.

Lajmi behet i ditur nga burime irakiane te sigurise. Kater autobomba shperthyen ne zona te ndryshme te qytetit. Njeri nga sulmet ndodhi ne qender te qytetit, shperthimi i dyte ne nje minibus, i treti ne Husseiniya, ndersa autobomba e katert shpertheu ne Sadr City.

Vetem gjate muajit mars ne kete qytet humben jeten me shume se 100 persona nga sulmet me bomba.

Top Channel