Maroni: 50 viktima nga termeti ne Itali

06/04/2009 12:15

Rendohet bilanci i viktimave te termetit ne Itali. Ministri i Brendshem, Roberto Maroni, ka deklaruar per gazetaret se ka arritur ne 50 numri i te vdekurve.

Maroni ndodhet ne L’Aquila, zonen me te prekur nga termeti, ku vazhdojne kerkimet nen rrenoja per gjetjen e personave te zhdukur. Ministri premtoi se te gjithe te pastrehet do te strehohen neper hotele dhe ne godina, qe nuk kane perfunduar ende se ndertuari.

Ai siguroi se sistemimi do te ndodhe brenda nje kohe shume te shkurter. Nga e gjithe Italia po mberrijne vullnetare dhe trupa te mbrojtjes civile, ne ndihme te banoreve e zones se termetit.

Mediat italiane raportojne mbajtjen e nje mbledhjeje te qeverise italiane sot ne oren 19.00.

Top Channel