Kruarja, ndjesia e lehtesimit vjen nga truri

06/04/2009 11:25

Shkencetaret kane zbuluar mekanizmin qe cliron trupi gjate kruarjes dhe ndjesise se lehtesimit qe krijohet pas saj.

Studimi eshte kryer nga nje grup profesoresh te Universitetit te Minnesotes ne Minneapolis, qe e kane publikuar ne revisten “Nature Neuroscience”. Gjate procesit te kruarjes nuk funksionojne neuronet qe transmetojne sinjalin e kruarjes dhe ne kete menyre anulohet ndjesia fizike qe kemi ne lekure.

Kruarja shkakton nje bllokim te aktivitetit ne disa qeliza te nervave te palces kurrizore, qe transmeton kete ndjesi ne tru.

Por ky efekt ndodh vetem nese trupi ndjen vertete kruarje, pasi ne rastet e kruarjes pa motiv nje gje e tille nuk ben efekt.

Top Channel