Komunistet fitojne zgjedhjet ne Moldavi

06/04/2009 10:55

Komunistet kane fituar shumicen absolute ne zgjedhjet parlamentare ne Moldavi. Partia e Presidentit Vladimir
Voronin ka arritur te fitoje rreth 50 perqind te votave, njoftoi instituti per “Politike te Hapur” ne Chisinau.

Tre partite opozitare, ajo Liberale, partia Liberaldemokrate dhe Moldavia jone qe synonin afrimin e ish-Republikes Sovjetike ne Bashkimin Evropian munden te fitojne se bashku 34 perqind te votave.

Me sigurimin e 61-62 vendeve ne parlament, komunistet do te kene shumicen e nevojshme prej 3/5 per te zgjedhur presidentin e ri te vendit.

Top Channel