Itali, 4 maqedonas te vdekur nga termeti

06/04/2009 20:10

Kater shtetas maqedonas, prej te cileve dy femije kane humbur jeten ne termetin fatal qe goditi Italine qendrore.

Sipas informacioneve te ambasades se Maqedonise ne Rome, personat qe kane humbur jeten jane 44 vjecari Refik Asani, 13 vjecarja Valbona Osmani dhe Alejna Zejnulla, 11 vjec. Emri i personit te katert deri tani nuk eshte bere i ditur.

Kater viktimat jetonin ne qytetin italian te Akuilas, qe ka qene edhe epiqendra e termetit. Termeti me intensitet prej 6,3 ballesh sipas shkalles Rihter ka ndodhur rreth ores 3 e 30 minuta dhe eshte ndjere edhe ne Rome.

Ne kete qyteze ka edhe shtetas shqiptare dhe dyshohet se nje familje shqiptare mund te jete nen rrenoja, por ende nuk ka asgje zyrtare.

Top Channel