Berlusconi: T’i leme menjane polemikat

06/04/2009 11:05

“T’i leme menjane polemikat dhe te ndihmojme njerezit qe jane ne nevoje”. Kryeministri Silvio Berlusconi, ka reaguar pas replikave ne lidhje me parashikimin e renies se termetit, qe goditi Abruzzon.

“Jane polemika, qe ndodhin sa here perseriten ngjarje te tilla. Fatkeqesisht, asnjehere nuk ka situata te tilla paralajmerimi, sa per te qene te sigurte se mund te parashikojme nje termet. Dekreti i hartuar nga qeveria vendos ne dispozicion te Mbrojtjes Civile gjithcka qe duhet per nderhyrjet e nevojshme”, eshte shprehur Berlusconi.

Nderkaq, spitalet ne Rome ndodhen ne gatishmeri. Ne Spitalin Pediatrik “Bambino Gesù” dhe Polikliniken “Gemelli” jane ngritur njesi, ne pritje te te plagosurve qe rrezikojne jeten. Zjarrfikese dhe automjete jane nisur gjithashtu drejt zones se goditur nga termeti.

Top Channel