5 femije, mes viktimave te termetit

06/04/2009 10:00

Lekundje te tjera termeti jane ndier ne L’Aquila, duke kthyer panikun mes banoreve te zones. Bilanci i viktimave mbetet ne shifren 27, mes te cileve edhe 5 femije. Shume prej ndertesave te demtuara, jane shembur me goditjet e reja.

Kreu i trupave te Mbrojtjes Civile, ka deklaruar se priten edhe lekundje te tjera. Numerohen qindra te plagosur dhe 45-50 mije te pastrehe. Njoftime per deme vijne edhe nga zona prane L’Aquila. Dramatike paraqitet situata ne spitalin e L’Aquila, ku vetem nje salle operacioni eshte funksionale.

Mjeket u kane ardhur ne ndihme te plagosurve qe ne hyrje te godines se ndihmes se shpejte. Shihet nevoja e ngritjes se nje spitali kamp dhe po mberrijne ndihma nga disa zona. Personat qe ndodhen ne gjendjen me te rende trasportohen me helikoptere ne spitale te tjera. Situata duket kaotike ndersa vazhdojne te mberrijne ambulanca me te plagosur dhe me makina private. Rrjeti telefonik ne zonat e prekura eshte rikthyer ne pune. Po keshtu linjat kryesore hekurudhore funksionojne normalisht.

Ndihma ne keto momente po mberrijne nga shume vende te botes. Rusia, Greqia, Gjermania, Izraeli, Franca dhe presidenca e Komisionit Eurpian kane shprehur gatishmerine per te nderhyre ne rast nevoje.  

Top Channel