Koreja e Veriut, SHBA: Pro sanksioneve

05/04/2009 16:50

Ambasadorja amerikane ne Kombet e Bashkuara, Susan Rice eshte shprehur per sanksione te reja per Korene e Veriut pas kryerjes se nje testi, te nje rakete nderkontinentale per SHBA-ne apo te nje sateliti per Penianin.

Ne nje interviste per ABC-ne, Rice ka theksuar se qeverise koreanoveriore i duhet dhene nje pergjigje e duhur.

Ndersa presidenti Obama deklaronte ne Prage se duhet nje bote pa arme berthamore, Koreja e Veriut ka testuar nje rakete te re te cilen Shtetet e Bashkuara dhe Japonia e konsideruan nje provokim te hapur.

Peniani njoftoi se ka leshuar nje satelit per te perhapur frymen revolucionare ne bote.

Top Channel