Berlusconi: Po, hyrjes se Turqise ne BE

05/04/2009 15:40

Italia dhe SHBA-ja jane ne sintoni perfekte ne lidhje me hyrjen e Turqise ne Bashkimin Evropian. Keshtu eshte shprehur kryeministri italian, Silvio Berlusconi i cili gjendet ne Prage ne takimin SHBA-BE.

“Obama ka deklaruar se e shikon pozitivisht hyrjen e Turqise ne BE. Ne jemi ne te njejten linje, Franca dhe Gjermania kane nje pozicion te ndryshem pasi i druhen nje fluksi te madh te shtetasve turq ne vendin e tyre”, eshte shprehur Berlusconi.

“Mendoj se mund te arrihet nje kompromis dhe duhet te veprohet ne te njejten menyre sic eshte bere me shtete si Rumania. Te futet nje rregull qe edhe pse Turqia te hyje ne BE, te kontrollohet levizja e lire”, theksoi kryeministri italian.

Top Channel