Rusi, nje avion kryen ulje te detyruar

04/04/2009 13:15

Nje avion Boeing 737 me 69 pasagjere ne bord ka kryer ulje te detyruar ne aeroportin Vnukovo te Moskes. Avioni kishte pesuar avari ne motorin e majte, e cila ka provokuar edhe dridhje te forta.

Lajmin e ka bere te ditur agjencia ruse Interfax, qe ka saktesuar se fatmiresisht nuk ka pasur asnje pasagjer te demtuar gjate zbritjes ne piste. Avioni ishte nisur nga Moska dhe kishte destinacion qytetin Sochi ne Detin e Zi.

Piloti e drejtoi avionin disa here rreth aeroportit per te humbur karburant, ne menyre qe te kryente ulje te sigurte. Zjarrfikese, ambulanca dhe shume automjete u grumbulluan ne piste, per t’u ardhur ne ndihme pasagjereve.

Top Channel