Pheniani, gati per leshimin e satelitit

04/04/2009 09:45

Pheniani ndodhet ne fund te pergatitjeve per leshimin e nje sateliti eksperimental komunikimi, por qe per SHBA-ne dhe vende te tjera eshte nje rakete.

“Sateliti do te leshohet shume shpejt”, ka njoftuar agjencia zyrtare Kcna. Tensioni eshte shtuar javet e fundit pasi mendohet se Koreja do te testoje nje rakete berthamore nga Koreja e Veriut.

Ne bazen Musudanri, ne provincen Hamgyeong gjithcka eshte gati per leshimin e satelitit. Raketa Taepodong-2 ka nje rreze veprimi prej 6.700 kilometrash dhe mund te arrije deri ne Alaske.

Top Channel