Pershendetet strategjia e Obames per Afganistanin

04/04/2009 15:45

Udheheqesit pjesemarres ne takimin e NATO-s premtuan mbeshtetje per te kaluar sfidat qe paraqet Afganistani dhe pershendeten strategjine e re te presidentit amerikan.

Presidenti francez Nikola Sarkozi tha se NATO nuk mund ta perballoje nje deshtim ne Afganistan, ndersa kancelarja gjermane Angela Merkel tha se situata ishte nje test per te gjithe.

Per sekretarin e pergjithshem te Aleances, Afganistani ishte misioni me ambicioz i NATO-s. Ai solli si shembull faktin se 60 vitet e kaluara NATO konrtibuoi per nje peridhe te pazakonte paqe liri dhe prosperitet per te gjithe qytetaret.

Kjo eshte deshmi e saj se cfare mund te arrihet nga nje komunitet transatlantik per qellime te perbashket.Strategjia e re e Obames, nje platforme me te cilen ai garoi gjate fushates per president, konsiston ne dergimin e  me shume trupave me Afganistan, te shoqeruar nga me shume fonde dhe me teper keshilltare.

Mbi kete ceshtje, qe paraqet sic edhe duket nje nga sfidat e reja me te medha te NATO-s, ne kete pervjetor te 60-te te krijimit te aleances u fokusua mbledhja me dyer te mbyllura ne Strasburg.

Top Channel