Koreja e Veriut shtyn leshimin e satelitit

04/04/2009 17:20

Mundesia e Korese se Veriut per te nisur sot planin 5 ditor te leshimit te satelitit eshte shtyre per nje here tjeter.

Nje ekspert i Phenianit ka deklaruar se kushtet ne zonen e leshimit nuk ishin ideale, pasi kishte erera te forta dhe qielli ishte i mbushur me re.

Shtetet fqinje dyshojne se leshimi i satelitit eshte nje mbulim i leshimit te nje rakete me reze te gjate veprimi dhe i kerkojne Korese se Veriut qe te mos e realizoje planin.

Vete Koreja e Veriut ka paralajmeruar se leshimi i satelitit do te behet mes datave 4 dhe 8 prill.

Vezhguesit nderkombetare deklarojne se Pheniani do ta realizoje synimin e tij sapo te kete shenjen se kushtet e motit do te jene permiresuar.

Top Channel