Ja pse macet kane “7 shpirtra”

03/04/2009 19:25

Rezistenca ndaj semundjeve, incidenteve dhe aftesia per te mbijetuar ne shume situata te rrezikshme i ka bere macet te shihen si kafshet me me shume rezistence.

Ne fakt per felinet ekziston nje shprehje qe thote se kane “7 shpirtra”, madje anglezet thone se kane 9. Por pertej shprehjeve, shkenca ka zbuluar se eshte nje faktor i brendshem qe i ben macet kaq rezistente. Sipas nje kerkimi te Univesitetit te Uiskonsin te publikuar ne “Proceedings of the National Academy of Sciences”, felinet shtepiake jane ne gjendje te rregullojne vete nivelin e  melines, substanca xhelatinoze qe mbron skeletin.

Melina eshte nje perberes qe shkaterrohet lehte nga semundje te renda si skleroza, cka e ben edhe sistemin imunitar te pambrojtur. Sipas studiuesve, macja ka aftesi te jashtezakonshme ta konvertoje procesin e prodhimit te kesaj lende. Projekti i studimit te ketij fenomeni “Mielin Project” udhehiqet nga shkencetari Ian Duncan, i cili ka si qellim studimin per mbrojtjen nga semundjet e rralla dhe neurologjike.

“Pika me e rendesishme e studimeve tona flet per procesin e mielizimit qe mund te kuroje shume semundje neurologjike. Nga ky kerkim buron kapaciteti i sistemit nervor qendror per te kuruar vetveten”, shprehet Duncan

 

 

Top Channel