Vdes ish-presidenti i Argjentines, Alfonsin

01/04/2009 11:00

Ish-presidenti i Argjentines, Raul Alfonsin eshte ndare nga jeta ne moshen 82-vjecare. Ai ishte kreu i pare i shtetit i zgjedhur ne menyre demokratike, pas diktatures ushtarake ne kete vend.

Alfonsin vuante nga pneumonia dhe kanceri ne mushkeri. Per here te fundit ai u shfaq ne publik ne muajin tetor, me rastin e zbulimit te nje busti ne nder te tij. Ne Argjentine jane shpallur tri dite zie kombetare.

Alfonsin u zgjodh president ne vitin 1983, pas rrezimit te regjimit ushtarak, qe ndodhej ne pushtet qe prej vitit 1976. Ne kohen e pushtetit te juntes, Alfonsin ishte nje nder kundershtaret kryesore te saj.

Ndonese ai deshtoi ne nxirrte vendin nga kriza ekonomike, presidentja aktuale Cristina Fernandez, e ka vleresuar per arritjet politike, duke e cilesuar si simbol te rikthimit te demokracise.

Top Channel