Strasburg, perleshje mes policise dhe antiglobalisteve

01/04/2009 01:45

Qindra manifestues antiglobaliste jane perleshur me forcat e rendit ne Strasburg. Ne qytetin francez ne fundjave do te zhvillohet samiti i NATO-s ku dhe pritet anetaresimi me te drejta te plota i Shqiperise dhe Kroacise.

Ne kete eveniment do te marre pjese edhe presidenti amerikan, Barak Obama i cili aktualisht gjendet ne Britanine e Madhe, ndalesa e pare e udhetimit te tij ne Evrope.

Perleshjet kane shperthyer gjate nje kontrolli te identitetit te bere nga policia ne nje “fshat anti-NATO” ku jane mbledhur qindra te rinj qe kundershtojne Aleancen e Atlantikut te Veriut.

Top Channel