“Big Brother” ne hapesire, 6 astronaute ne vezhgim

01/04/2009 13:15

Misioni i pare virtual nga Moska drejt planetit Mars. Gjashte astronaute vullnetare; nje francez, nje gjerman dhe kater ruse, mes te cileve edhe nje femer, do te qendroje te izoluar per 105 dite brenda nje anije kozmike.

Synimi eshte te simulohen kushtet e fluturimit drejt planetit te kuq, te parashikuar te ndodhe ne vitin 2030. Misioni i ideuar nga Agjencia Hapesinore Europiane dhe Akademia ruse e Shkencave, do te kushtoje mbi 15 milione dollare.

Kozmonautet do te kontrollohen 24 ore ne 24, si ne nje reality show te tipit Big Brother, te teknologjise se larte. Qellimi do te jete studimi i efekteve psikologjike dhe fizike te izolimit. Shkencetaret do te vezhgojne ndikimin e stresit ne gjendjen hormonale, sistemin imunitar, gjumin dhe humorin e pasagjereve.

“Zbarkimi ne Mars deri tani i perkiste fantashkences, por pas ketij eksperimenti do te jemi me prane realitetit”, eshte shprehur koordinatori i projektit, Viktor Baranov.

Top Channel