Abas kritikon Netanyahun: Nuk beson tek paqja

01/04/2009 11:00

Presidenti palestinez Mahmud Abas ka deklaruar se kryeministri i ri izraelit Benyamin Netanyahu nuk beson ne arritjen e paqes ne Lindjen e Mesme.

Sipas tij, Netanyahu nuk e ka pranuar zgjidhjen e ekzistences se dy shteteve, as marreveshjet e arritura deri tani dhe nuk kerkon te ndaloje ndertimin vendbanimeve hebreje ne zonat palestineze.

“Gjithcka eshte e qarte”, ka thene Abas. Presidenti ka ftuar komunitetin nderkombetar te beje presion ndaj kryeministrit te ri per kete ceshtje.

Nje dite me pare qeveria e re izraelite beri betimin ne parlament.

Top Channel