SHBA-Iran zhvillojne bisedime te ngrohta

31/03/2009 18:25

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka bere te ditur se i derguari i SHBA ne Afganistan ka zhvilluar nje bisede “te ngrohte” me zevendesministrin e Jashtem iranian.

Takimi mes Richard Holbrooke dhe Mohamad Mehdi Akhondzadeh u zhvillua ne prag te samitit kushtuar Afganistanit qe do te mbahet ne Hage. Shtetet e Bashkuara e kane mirepritur pranine e Iranit ne takim.

Analistet deklarojne se sheshimi i tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit ka ardhur si pasoje e toneve te reja politike te presidentit Barack Obama.

Me heret Irani shprehu vleresimin e tij per planet e SHBA per te rritur bashkepunimin rajonal per Afganistanin.

Top Channel