Obama ne Europe, Londra, ndalesa e pare

31/03/2009 08:00

Presidenti Barak Obama niset sot per viziten e tij te pare zyrtare ne Europe. Ai do te marre pjese ne takimin e nivelit te larte te G20, qe do te mbahet ne Londer dhe do te zhvilloje bisedimet e para me udheheqesit e vendeve me te medha te botes.

Obama i tha gazetes “Financial Times” se grupi i 20 vendeve me te industrializuara dhe ne zhvillim duhet te japin nje mesazh te fuqishem uniteti per t’iu kundervene krizes ekonomike globale.

Shume vende ia hedhin fajin per krizen SHBA-se dhe sistemit te saj bankar liberal. Obama do te marre pjese gjithashtu ne takimin e nivelit te larte te NATO-s ne Strasburg te Frances.

Takimi do te perqendrohet tek Afganistani, ku presidenti ka ne plan te dergoje 21.000 trupa te tjera amerikane si pjese e strategjise se tij te re te luftes.

Gjate vizites ne Londer per takimin ekonomik, Obama do te zhvilloje bisedime me kryeministrin britanik dhe indian, presidentin e Kines dhe te Rusise si dhe me Mbretin e Arabise Saudite.

Presidenti Obama do te ndalet edhe ne Republiken Ceke, ku Shtetet e Bashkuara planifikojne te instalojne pjese te nje sistemi per mbrojtjen antirakete, qe Rusia e kundershton me force.

Top Channel