Gmail ndryshon pamje. Posta elektronike e Google, qe me 1 prill mbush 5 vjec, per kete pervjetor do t’u dhuroje perdoruesve nje sherbim ne 49 gjuhe dhe nje seri mjetesh te reja, qe do ndalojne dergimin e e-maileve gabimisht.

Stafi europian i saj ka prezantuar sot ne Bruksel ndryshimet, qe jane testuar nga perdoruesit amerikane. Me i vleresuari eshte tasti “anuloj”, qe mund te fshije nje e mail te derguar gabimisht brenda gjashte sekondash.

Per te evituar dergimin e e maileve ne rastet kur njerezit ndodhen nen efektin e pijes, Google ka shpikur nje sistem qe teston lodhjen mendore te derguesit.

Perpara konfirmimit te nisjes, Gmail kerkon zgjidhjen e pese ushtrimeve matematikore. Vetem nese rezultati eshte ai i duhuri, dergohet mesazhi.  

Top Channel