KE, 60 milione euro per Afganistanin

30/03/2009 16:15

Komisioni Evropian ka njoftuar se do te dhuroje 60 milione euro per stabilizimin e Afganistanit.

Sipas mediave nderkombetare, qe bejne te ditur lajmin, nga keto 60 milione 20 do te sherbejne per organizimin e zgjedhjeve ne gusht, 15 per policine afgane dhe 25 per zhvillimin rural.

Fondi ne fjale do t’iu shtohet 700 milione eurove qe jane destinuar per Afganistanin nga bilanci i brendshem evropian per vitet 2007-2010.

Top Channel