Indonezi, 50 viktima nga shperthimi i diges

27/03/2009 09:55

Ka arritur ne 50 numri i viktimave, pas shperthimit te nje dige ne jug-perendim te kryeqytetit indonezian, Xhakarta.

Deshmitaret thane se kishin pare vershim te frikshem te ujit qe arriti deri ne 4 metra dhe qe perfshiu shtepite ne rajonin e Tangerangut. Pritet qe numri i viktimave te jete me i madh.

Ende nuk dihet cfare e shkaktoi shperthimin e diges, por niveli i ujit ne liqenin Situ Gintung ishte rritur, si pasoje e shirave te rrembyeshem. Ne vendngjarje kane mberritur ekipe te shpetimit, ndersa uji ka nisur te largohet.

Top Channel