Stadiumi, polemika FSHF-qeveri

26/03/2009 04:25

Pas drejtorise se stadiumit kombetar “Qemal Stafa”, edhe Ministria e Sporteve eshte kunder kerkeses se trajnerit Haan dhe Federates Shqiptare te Futbollit per zhvillimin e seances stervitore diten e enjte nga lojtaret kuqezi.

“Kushtet klimaterike nuk e favorizojne nje mundesi te tille. Teknikisht do te kete shume probleme dhe stafi i stadiumit nuk e pranoi dicka te tille”, eshte shprehur drejtor i sporteve ne MTKRS, Vasil Bici.

Madje ish-pjestar ne stafin e kombetares shqiptare tashme ne rolin e drejtorit te sporteve ne ministri, Bici pohon se kjo eshte hera e pare pas viteve ’50 qe federata dhe trajneri i kombetares kerkojne te zhvillojne seancen e fundit stervitore ne stadiumin ku do te luhet ndeshja zyrtare.

“Qe nga 1946 e deri tani nje rast te tille ne nuk e kemi hasur qe ekipi jone te beje stervitje ne stadiumin ku luhet ndeshja. Gjate edicionit 99-2001 per ne boterorin Japoni-Kore, Lala e kujton shume mire qe ne javen e ndeshjes ne jemi stervitur ne stadiumin ‘Dinamo’”, pohoi Bici.

Por kjo gje eshte pergenjeshtruar nga vete Lala, i cili beri ftese per me shume bashkepunim. 

“Kjo nuk eshte e vertete per vete faktin qe une kam vite me kombetaren dhe ne kemi bere seanca stervitore perpara ndeshjeve zyrtare ne stadiumin ‘Qemal Stafa’. Ne duhet te komunikojme shume me mire me njeri-tjetrin, pasi ne luajme per Shqiperine”, theksoi Lala.

Bici ne fund pohon se pas nje mbledhjeje te merkuren mes drejtorise se stadiumit, perfaqesuesve te MTKRS-se dhe FSHF-se eshte rene dakord qe kombetarja te mos zhvilloje seancen stervitore diten e enjte, por sekretari i FSHF-se, Arben Bici hedh poshte kete deklarate duke theksuar se FSHF-ja dhe kombetarja duhet te zhvillojne seancen e fundit stervitore ne impiantin ku do te luhet sfida.

Top Channel