Ish-presidenti tajvanez, ne gjyq per korrupsion

26/03/2009 08:50

Ish-presidenti i Tajvanit, Chen Shui Bian ka dale ne gjyq me akuzen e mitmarrjes, perfitimeve te paligjshme dhe pastrimit te parave.

Chen, i cili drejtoi Tajvanin per tete vjet, akuzohet se bashku me bashkeshorten se kane perfituar ne menyre te paligjshme nga nje fond i posacem qeveritar, duke shfrytezuar bankat zviceriane per pastrimin e parave.

Cifti akuzohet gjithashtu per mitmarrje ne marredheniet me nje kompani tajvaneze per blerjen e nje siperfaqeje toke nga qeveria. Sipas prokurorise, vlera e ketyre perfitimeve shkon deri ne 15 milione dollare.

Chen i ka hedhur poshte te gjitha akuzat e ngritura kunder tij dhe ka thene se ato jane te motivuara politikisht.

Top Channel