France, punetoret lirojne shefin e marre peng

26/03/2009 10:10

Pasiguria per humbjen e vendeve te punes i ka shtyre nje grup punonjesish franceze te mbajne peng per me shume se nje dite shefin e tyre.

Drejtuesi i filialit francez te firmes amerikane farmaceutike 3M, mbahej nga sindikalistet qe prej pasdites se te martes ne Loiret. Manaxheri Luc Rousselet eshte liruar sot nga zyra ku mbahej peng pas disa oresh negociatash mes punonjesve dhe perfaqesuesve te firmes.

Punetoret ishin hedhur ne greve kunder planit te ristrukturimit te ndermarres qe parashikonte shkurtimin e 110 vendeve te punes. Marreveshja per lirimin u arrit, vetem pasi menaxheri nenshkroi nje marreveshje per te rinegociuar planin e shkurtimit.

Ky incident eshte me i fundit ne nje numer te madh rastesh, kur punonjesit franceze perpiqen te luftojne efektet e krizes ekonomike. 20 punetore e mbajten Rousselet ne zyren e tij, por shefi tha pas lirimit se gjendja e tij ishte e mire.

 

 

 

 

Top Channel