Difuzoret, Ferarri proteste zyrtare

26/03/2009 13:25

Pak ore para nisjes se sezonit te ri te Formula 1, polemikat per motorret vazhdojne.

Ferrari, Renault dhe Red Bull kane paraqitur nje proteste zyrtare kunder Brawn Gp, Williams e Toyota, per ceshtjen e difuzoreve qe cilesohen si te parregullt. FIA e ka dhene njoftimin nepermjet nje komunikate.

Per ceshtjen nderhyn edhe piloti Felipe Massa, per te cilin eshte e veshtire te futet ne diskutime te tilla.

“Do te ishte mire qe te qartesohej perfundimisht kjo ceshtje, ne vend qe te nisim sezonin me gjithe keto polemika”, u shpreh Massa.

Per Robert Kubica-n, pilotin e BMW, F1 shkon ne Melbourne me nje rregullore te ndryshuar dy here ne pak kohe. “Kjo rremuje  me disa makina te konsideruara te rregullta dhe disa jo, me cudit. Personalisht shkoj ne piste per te nxjerr me te miren prej vetes sime dhe te makines qe drejtoj”, u shpreh Kubica.

Kurse kampioni i botes ne fuqi, Lewis Hamilton,eshte shume pesimist.

Top Channel